1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Dëshmitari i Speciales jep detajet tronditëse, paralajmëron nisjen e ‘furtunës’ së madhe

Rekomandime

“Sidoqoftë besoj se në këtë gjykatë do të përgjigjen vetëm kokat turke apo kurbanët e peshqve të mëdhenj. Në llogarinë e Hashim Thaçit me shtabin e Rognerit do ta paguaj me shpin të vetë sigurt A.S. Kurse rajonet që do të trajtohen nën llupën e kësaj gjykate, ku dyshohet se janë kryer krime, do të jenë Drenica, Dukagjini dhe Llapi”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse ka kohë që dhjetori ishte paralajmëruar si muaji kur do të nisin aktakuzat dhe arrestimet e para të Gjykatës Speciale, tashmë kur ka shkuar gjysma e këtij muaji akoma nuk ka ndodhur asgjë e re nga Specialja, përveç intervistimeve të vazhdueshme që po vijojnë.

- Advertisement -

Nga zyra për Informim e Gjykatës Speciale, nuk janë përgjigjur në pyetjen e “Kosova Sot Online” rreth asaj se çka është duke ndodhur dhe kur do të shpallen aktakuzat e para dhe arrestimet.

Kurse ish agjenti i SHIK-ut, dhe njëherit një nga të intervistuarit e kësaj Gjykate në cilësinë e dëshmitarit, Naim Miftari, ka thënë për “Kosova Sot Online” se arrestimet dhe aktakuzat e para mundë të shpallen së shpejti, duke mos përjashtuar edhe muajin dhjetor dhe fillimin e vitit që vjen.

Miftari thotë se ka informacione që fletarrestimet janë të përgatitura, vetëm se nuk është vendosur akoma koha e ekzekutimit të tyre, ekzekutim që do të jetë i shpejtë dhe i befasishëm.

- Advertisement -
Naim Miftari

“Gjykata Speciale veç tani i ka gati disa flet arreste, janë në vlugun më të madh të mbledhjes së fakteve, dëshmitarëve. Sipas asaj çka po mundë të kuptoj arrestimet priten të ndodhin në fillim të viti të ri 2020, sepse edhe formimi i qeverisë së re edhe i parlamentit lidhen me këto arrestime dhe me kohën e veprimit të kësaj gjykate”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari dyshon se nuk do të ketë arrestim dhe ndjekje të përgjegjësve real, por të ndonjë ish ushtaraku të cilit dikush tjetër ia monton rastin, kurse përgjegjësit kryesor do të mbeten nën hije dhe të pa prekur.

- Advertisement -

“Sidoqoftë besoj se në këtë gjykatë do të përgjigjen vetëm kokat turke apo kurbanët e peshqve të mëdhenj. Në llogarinë e Hashim Thaçit me shtabin e Rognerit do ta paguaj me shpin të vetë sigurt A.S.

Kurse rajonet që do të trajtohen nën llupën e kësaj gjykate, ku dyshohet se janë kryer krime, do të jenë Drenica, Dukagjini dhe Llapi”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që kjo gjykatë do të di ta dallojë individin si shkelës eventual i ligjeve të luftës, për dallim nga tërësia e luftës së drejtë që është zhvilluar nga UÇK-ja, dhe kjo luftë nuk do të njolloset nëse ndiqen dhe ndëshkohen disa individ.

“Sido qoftë, lufta e UÇK ishte e shenjtë, luftë e drejtë, luftë me vend në kohen e duhur dhe ishte ndër luftërat më të pastra edhe në bot, sa i përket kohës së luftë, ku çdo ushtar ishte vullnetar. Gabime dhe krime individuale ka pasur por janë raste të izoluara.

Sa i përket tregtisë me organe të Dik Martit kjo është një vetëm gënjeshtër dhe propagandë serbo ruse e cila u neglizhua dhe u murr si shaka nga pushtetarët e Kosovës të cilët kohën gjatë pushtetit të tyre e qojnë vetëm duke tentuar të pasurohen sa më shumë dhe sa më shpejtë, duke mos qar kokën për propagandën dhe agresivitetin e diplomacisë serbë kundër të Kosovës”, deklaroi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Miftari thotë se gjatë kësaj kohe, kreu i shtetit Hashim Thaçi nuk është angazhuar për ta demantuar propagandën serbe për gjithë interesin në mbrojtje të UÇK-së, por është angazhuar vetëm për interesin e tij personal, dhe duke parë se shumë ishte i rrezikuar, ka qenë i gatshëm të mbështes edhe propozimin për ta shpërbërë para kohe Gjykatën Speciale.

“Gjatë gjithë kësaj kohe Presidenti i jonë Hashim Thaçi ka reaguar vetëm kur është rrezikuar vetë. Dhe për ta shpëtuar veten ishte në gjendje ta shpërbënte edhe Gjykatën Ndërkombëtare, që edhe unë konsideroj se është e pa drejt ndaj Kosovës, por këtë Gjykatë e kishte sjell vet dhe i kishte detyruar për të votuar me dhunë dhe me kushtëzime shumicën nga deputetët e parlamentit.

Prandaj pikërisht duke qenë kështu, ai sot është në gjendje edhe për ta ndarë Kosovën skaj më skaj e copa më copë vetë që të shpëton veten nga kjo Gjykatë, vetëm që të vazhdon të jetë prapë në pushtet”, përfundoi Miftari për ‘Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit