11.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Gjermania do t’ia japë Kosovës edhe 12 milionë euro për ngrohje me energji solare

Rekomandime

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria gjermane ka zotuar edhe 12,65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qendrore me energji solare.

Murati ka thënë se këto mjete do të jenë grant dhe e sjellin në 26 milionë euro gjithsej kontributin e Gjermanisë në formë granti për këtë projekt.

- Advertisement -

Një lajm i mirë për energjetikën! Si rezultat i thellimit të bashkëpunimit të mirë, Qeveria Gjermane ka zotuar edhe 12.65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qëndrore me energji solare që pritet të fillojë shumë shpejt.

Këto mjete do të jenë grant, dhe e sjellin në mbi 26 milionë euro gjithsej kontributin e Qeverisë Gjermane në formë granti për këtë projekt.

Projekti në fjalë parasheh rritjen e kapacitetit për ngrohje qëndrore, dhe mundëson zgjerimin e mëtejmë të rrjetit të Termokos-it, duke mundësuar efiçiencë shtesë e shfrytëzim të burimeve të ripërtërishme”, ka thënë Murati.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se kjo nënkupton që më shumë familje do të kenë ngrohje me çmim të përballueshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit