8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Policia arreston mashtruesit që kërkonin para kinse për shërim jashtë vendit

Rekomandime

Policia ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për mashtrim në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë të arrestuarit E.B., 30-vjeç dhe A.L., 48-vjeç, kanë bërë apel për ndihmë përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar para kinse për shërim jashtë vendit.

- Advertisement -

“Personat e dyshuar duke u paraqitur rrejshëm (identitetin dhe vendbanimin), kanë kërkuar shuma parash në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim

- Advertisement -

Prishtinë, 18 janar 2022 –Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, sot në Fushë Kosovë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të mashtrimit.

Rasti është raportuar dje në polici pasi nga personat e dyshuar, ankuesit i janë kërkuar për të dytën herë një shumë parash.

- Advertisement -

Gjithçka ka filluar pas publikimit në rrjete sociale të një apeli për ndihmë (për shërim jashtë vendit).

Personat e dyshuar duke u paraqitur rrejshëm (identitetin dhe vendbanimin), kanë kërkuar shuma parash në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit.

Kanë qenë veprimet e shpejta hetimore e operative të hetuesve policor, ato që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar:

E.B, 30 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
A.L, 48 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore, ndërkohë që me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit