-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dëshmitari kundër Mustafës deklarohet si ish-pjesëtar i njësisë së brigadës 153 të UÇK-së

Rekomandime

Dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Salih Mustafës ka dëshmuar sot para Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai është deklaruar se ka qenë pjesë e një njësiti të Brigadës 153 të UÇK-së, në Zllash.

- Advertisement -

Dëshmitari u pyet në gjykatë lidhur me pjesëtarët e kësaj njësie dhe për udhëheqësit e njësitit “Skifterët”, në Zllash.

Pjesë nga marrja në pyetje gjatë seancës publike:

Prokurori: Njësia në të cilën keni marrë pjesë ju ka pasur edhe një skuadër ushtarake, apo jo?

- Advertisement -

Përgjigja e dëshmitarit është e paqartë.

Prokurori: Çfarë uniforme vishnin pjestarët e njësisë suaj, ju lutem a mund të na shpjegoni se çfarë vishnin pjesëtarët e njësisë suaj?

- Advertisement -

Dëshmitari: Uniformë të zezë.

Prokurori: E keni fjalën për njësinë tuaj apo jo, për ushtarët e keni fjalën apo jo?

Prokurori: Po policia ushtarake, çfarë uniforme vishte policia ushtarake?

Dëshmitari: Policia ushtarake zakonisht kanë pasur uniformë ushtarake – kamuflazhë

Prokruroi: A jeni të sigurt për këtë sepse ka kaluar shumë kohë. Tani ju po na thoni se policia ushtarake ishte e veshur me uniforma kamuflazh teksa ushtarët e zakonshëm vishnin uniforma të zeza. Këtë po na thoni sot?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Prokurori: A keni shkuar ndonjëherë në Zllash vetë ju?

Dëshmitari: Po, kam qenë njëherë ose dy, përafërsisht.

Prokruroi: Përveç Brigadës 153, a kishte ndonjë shtab tjetër në Zllash?

Dëshmitari: Ishte njësia me emrin “Skifterat”.

Prokruroi: Kjo njësia “Skifterët” që përmendet a njihet me ndonjë emër tjetër?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Prokurori: Kush ishte komandanti i njësisë “Skifterët”?

Dëshmitari: Komandat ka qenë Cali.

Prokurori: Ti na the që Brigada 153 e kishte shtabin tek shkolla e Zllashit. Ku e kishte bazën njësia “Skifterët” në Zllash?

Dëshmitari: Nuk e di bash saktë.

Prokurori: Sa larg ishte baza e BIA-s nga shkolla ku qëndronte shtabi i Brigadës 153?

Dëshmitari: Një kilometër afërsisht.

Prokurori: Në qoftë se ju ishit në Shtabin e Brigadës 153 dhe ishit te shkolla dhe nëse do të ju duhej që të shkonit këmbë nga shkolla deri në bazën e “Skifterëve”, a do të ngjiteshit kodrës a ishte përpjetë rruga apo rrugë e drejtë?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Prokurori: A e mbani mend në Zllash nëse në bazën e “Skifterëve”, a ishte më sipër apo në terren më poshtë krahasim me shkollën?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Prokurori: ju na thatë që sa i takon njësisë “Skifterët”, ju e njihnit komandant Calin si komandant të njësisë “Skifterët”. A është e saktë kjo?

Dëshmitari: Po

Prokurori: A e mbani mend se si e kishte emrin apo mbiemrin komandat “Cali”.

Dëshmitari: Jo nuk e di.

Prokurori: Po sot a e dini, si e ka emrin?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit