1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dëshmitari në Hagë: Masakrat e kryera nga Serbia në Drenicë më shtyn që t’i bashkohem vullnetarisht UÇK-së

Rekomandime

Këtë të mërkurë po vazhdon gjykimi në Hagë ndaj Salih Mustafës.

Në këtë seancë po vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarit të pesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

- Advertisement -

Dëshmitari i mbrojtur deklaroi se masakrat e kryera nga Serbia në Drenicë e shtynë atë që vullnetarisht t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkurt të vitit 1999, njofton Klankosova.tv.

“Pas shumë masakrave veçanërisht pas masakrave që ka bo Serbia në Drenicë sidomos në familjen e Adem Jasharit vullneti ka qenë edhe më i madh për të mbrojtur vendin dhe për të shkuar vullnetarisht për të kryer ato që duhej kryer lidhur me ushtrimet ushtarake në mënyrë që të jemi në anën e Ushtrisë Çlirimtare atë kohë”.

“Së pari kam shkuar në fshatin Konushefc që është afër fshatit Sibovc në komunën e Podujevës dhe aty jam lajmëruar, ka qenë shkurti i vitit 99 pastaj kam takuar përgjegjësin e asaj zona që i thonin “Komandant Daja”.

- Advertisement -

“Kjo zonë ishte e gatshme për luftë, kishte ushtarë që ishin të veshura me unfiromë dhe mbanin emblema të UÇK-së në krahë”, u shpreh dëshmitari.

Kujtojmë se në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./Klankosova.tv/.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit