-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Destabilizimi i Ballkanit nga Rusia, SHBA i ofroi garanci hapur Kosovës

Rekomandime

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Presidentja, Kryeministri por edhe analistë të huaj e kosovarë, kanë paralajmëruar se Rusia do të tentojë të destabilizojë Bosnjën e Kosovën nëpërmjet Serbisë.

Por, gjatë një vizite në Kosovë Karen Donfried, Ndihmësja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, ka thënë se SHBA nuk janë duke parë ndonjë kërcënim të shtuar për Kosovën dhe se do të kujdesen për sigurinë e saj.

- Advertisement -

Zyrtarë të lartë të shtetit, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, që prej fillimit të luftës në Ukrainë, kanë akuzuar Rusinë pa ndërprerë për destablizimin e mundshëm të Ballkanit

Ata vazhdimisht kanë theksuar se “lidhjet e gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë paraqesin rrezik për destabilizimin e rajonit”, duke argumentuar se “për paqen dhe stabilitetin afatgjatë është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”.

Një paralajmërim i hershëm për rrezikin rus në Ballkani kishte ardhur edhe nga Daniel Serwer ish diplomat amerikan dhe profesor në Universitetin Johns Hopkins.

- Advertisement -

“ Nëse intervenimi rus do të ishte i suksesshëm, do të inkurajonte rritjen e aktivitetit të saj me qëllim të ndarjeve etnike dhe destabilizimit të Ballkanit” kishte paralajmëruar Serwer.

Televizioni 7 gjatë një interviste të martën e ka pyetur Karen Dofried, ndihmësen e sekretares amerikane për destabilizimin që mund të shkaktojë Rusia në Ballkan.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se SHBA nuk ka vërejtur ndonjë kërcënim të shtuar. Por, ka thënë se kosovarët mund të ndjehen të sigurt.

“Dëshiroj t’i siguroj kosovarët se mund të ndjehen – për shkak të KFOR-it dhe dëshiroj t’jua kujtoj sërish se është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s e SHBA-ja është kontribuuesi më i madh në KFOR, si dhe për shkak të garancive të SHBA-së për Kosovën (e më lejoni të them se nuk shohim ndonjë kërcënim të shtuar për sigurinë e Kosovës; nuk shohim asgjë që të sugjerojë se Rusia ka rritur vëmendjen për nxitjen e destabilitetit këtu) – që për të gjitha këto arsye mund të ndjeheni të sigurt që SHBA-ja po kujdeset për sigurinë tuaj dhe se KFOR-i, së bashku me SHBA-në, do të sigurojnë që të mos ketë përshkallëzim të shtuar në Kosovë” ka theksuar ajo./GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit