4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dhëndri i Trumpit në takimin me Vuçiqin, Thaçi s’tregon a është parë me të

Rekomandime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Washington me ndërmjetësimin e Këshilltarit për Siguri Kombëtare të Donald Trump, Robert O’Brien, dhe emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

- Advertisement -

Para këtij takimi me Thaçin, kreu i shtetit serb ka zhvilluar edhe një takim të ndarë vetëm me Robert O’Brien dhe Richard Grenell. Në këtë takim ndërkohë ka marrë pjesë edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, i cili mbanë edhe pozitën e këshilltari të presidentit amerikan, raporton Gazeta Express.

“Duke përfunduar vizitën dy ditore në Washington, me një bisedë të shkëlqyer në Shtëpinë e Bardhë me Këshilltarin Kombëtar për Siguri, Robert O’Brien, Këshilltarin Special të presidentit Trump dhe dhëndrin Jared Kushner, dhe Përfaqësuesin Special për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenell”, kishte njoftuar Vucic.

- Advertisement -

Siç kanë shkruar mediat serbe, Kushner në një takim të tillë është ftuar nga një prej njerëzve më të besueshëm të Trump, Richard Grenell. Sipas burimeve të ‘blic’, ky takim Vuçiq-Kushner-Grenell dhe O’Brien ka zgjatur më shumë se një orë dhe se ka qenë ‘mjaft i suksesshëm’.

Prania e Kushner në takimin me Vuçiq ka nxitur edhe reagimet e mediave serbe, duke e cilësuar si një ‘të ftuar të paparalajmëruar’.

- Advertisement -

Por pse ka zgjuar interes prania e Jared Kushner në takimin me Aleksander Vuçiqin.

Këshilltari i Presidentit Donald Trump, Kushner, është një prej ideatorëve të planit amerikan për paqe në Lindje të Mesme që përfshinë në vete edhe shkëmbimin e territoreve në mes të Jordanisë dhe Arabisë Saudite.

Përveç hartimit të planit për vendosjen e paqes në Lindje të Mesme, Trump kishte vendosur që Jared Kushner të udhëheq gjithashtu përpjekjet për realizimin e një plani të tillë, i cili u bë publik para pak ditësh.

Përveç kësaj, Kushner gjatë korrikut të vitit 2018 kishte takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic. Pas këtij takimi me Kushner, Daçiq kishte deklaruar se kishte diskutuar rreth mundësisë së ndarjes së Kosovës përgjatë kësaj vizite në Amerikë.

“Modeli i ndarjes apo delimitimit është një propozim që unë e kam menduar si zgjidhje. Tahsmë të gjitha letrat janë në tavolinë”, citohej Daçiq nga REUTERS, të ketë thënë pas takimit me këshilltarin dhe dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner.

Se Kushner dhe Daçiq kishin diskutuar rreth idesë së ndarjes së Kosovës e kishin thënë edhe burime brenda qeverisë së Serbisë për të cilat ka raportuar “The Guardian”.

“Ata po flasin. Opsione të ndryshme janë në tavolinë. Pozicioni amerikan është duke ndryshuar totalisht rreth çështjes së ndarjes, duke shprehur dëshirë për ta diskutuar si opsion. Franca është gjithashtu e heshtur rreth asaj (ndarjes). Gjermania e kundërshton”, kishte thënë ky burim brenda qeverisë serbe.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka njoftuar nëse në Washington është takuar me këshilltarin dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit