1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dikush “i heqi kabllot nga rryma”, fjalimi i Vuçiqit u ndërpre gjatë një transmetimi televiziv

Rekomandime

Gjatë një transmetimi televiziv ku po fliste presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një ndërprerje të shkurtër të sinjalit televiziv.

Dhe siç thekson RTS, ndërprerja është shkaktuar nga një person i paidentifikuar, me tërheqjen e qëllimshme të kabllove nga rryma nga automjetet për transmetim satelitor, shkruajnë mediat e huaja.

- Advertisement -

Për këtë “RTS u ka kërkuar falje shikuesve edhe pse ndërprerja e transmetimit ka qenë për faj të dikujt tjetër”, thuhet në komunikatën e Radio Televizionit të Serbisë.

Siç bëhet e ditur, Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut dhe foli për çështje që kanë të bëjnë me ndërmarrjen Rio Tinto, Ligjin për Shpronësimin dhe tema të tjera, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, presidenti i Serbisë së fundmi ka nxitur një diskutim në rrjetet sociale pasi ka paralajmëruar vendosjen e masave të reja demografike.

- Advertisement -

“Duke pasur parasysh faktin që dalëngadalë po zhdukemi si komb, duhet të mendojmë se si ta zgjidhim këtë problem. Pavarësisht nga miratimi i buxhetit, ne do të paguajmë menjëherë 300 mijë dinarë për çdo fëmijë të parëlindur nga 1 janari, në vend të aktuale 100,000”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit