1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Disa protestues serbë s’largohen: Njësia Speciale kthehet prapa në pozicion, rritet prania e KFOR’it

Rekomandime

Në një prej pikave në Jarinjë ku janë të grumbulluar disa protestues serbë është ndalur edhe një kordon i Policisë së Kosovës, të cilët janë interesuar për një kamion që vazhdon të qëndrojë ende i barrikaduar në një skaj të rrugës.

- Advertisement -

Një përfaqësues i Policisë së Kosovës është afruar për komunikim me protestuesit për t’i pyetur rreth atij kamioni, megjithatë është larguar menjëherë pas pak çastesh pa ndonjë përgjigje.

Më pas, përfaqësuesi i Policisë ka pasur edhe një komunikim me përfaqësues të KFOR-it, dhe janë tërhequr përsëri në pozicionin fillestar, para se të nisnin largimin.

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është dëgjuar teksa thotë se “Ne e kemi planin tonë”

- Advertisement -

Derisa numri i pjesëtarëve të KFOR-it është rritur.

Ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit