Distria Krasniqi ka arritur të shpallet xhudistja më e mirë e vitit në botë.
Në një ceremoni që po mbahet sot nga Federata Ndërkombëtare e xhudos, Distria Krasniqi u zgjodh më e mira, në mesin e pesë xhudisteve të nominuara.
Zgjedhja është bërë nga tifozët përmes një votimi dhe më së shumti vota ka marrë xhudistja kosovare.
Distria Krasniqi u shpall kampione olimpike këtë vit, krahas edhe shumë sukseseve tjera.