-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Ditën zemra i pikon gjak, natën ia kris këngës” – Qytetari irritohet nga koncerti i Sabri Fejzullahut

Rekomandime

Mëngjesi i ditë së diel (25 korrik) ishte tragjik për disa kosovarë, pasi humbën jetë në një aksident me autobus.

- Advertisement -

Autobusi me targa kosovare u aksidentua në Kroaci, teksa po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Reagime pati të shumta edhe nga estrada kosovare, përfshirë këtu edhe Sabri Fejzullahun i cili shkroi se zemra po i pikon gjak, dhe lotët nuk po i ndalen nga kjo tragjedi.

Ndonëse paradite u shpreh se ishte i pikëlluar me ngjarjen, në mbrëmjen e po kësaj dite të tragjedisë ( 25 korrik) këngëtari mbajti koncertin e tij të radhës në Kamenicë, ku lokali ishte i mbushur plot me njerëz.

- Advertisement -

Me këtë gjë nuk u pajtua edhe një qytetar i Kamenicës, i cili ka reaguar përmes rrjete sociale, ku i njëjta ka shkruar se Sabriut ende pa ju terur gjaku nga zemra dhe loti nga sytë ai mbajti koncert për të rinjt e Kamenicës.

Sipas tij, këngëtari mund ta anulonte këtë mbrëmje, ndërsa shpreson se ai këtë shumë të parave ta dhuroj për familjet që humbën më të dashurit e tyre.

- Advertisement -

Postimi i plotë i tij:

Retorikë dhe prononcime falso!

Menjëherë pas publikimit të aksidentit të komunikacionit në Kroaci, ku nga kjo botë u larguan dhjetë veta, kurse disa dhjetëra të tjerë, luftojnë me jetë, shumë personalitete u prononcuan, duke e ndi një keqardhje, disa duke ju dëshiruar të lënduarëve shërim sa më shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë te familjet dhe të afërmit e tyre.

Njëri prej tyre ishte edhe këngëtari dhe aktori kosovar Sabri Fejzullahu, duke thënë- shkruar: ““Zemra gjak po më pikon për ju. Eh sa shumë e doni tokën e bekume të Kosovës. Ju bekoftë perëndija. Loti për ju nuk ndalet o buka e jonë”,

Mirëpo , të nderuarit Sabri, akoma pa je terur gjaku nga zemra dhe loti nga sytë e tij, në mbrëmjen e të njetës ditë, mori rrugë për t,i argëtuar të rinjt në Kamenicë.

I nderuari Sabri!

Ndoshta është dashur të ju teret gjaku që pikon nga zemra e juaj për viktimat e këtij aksidenti!

Z. Sabri !

E kuptoj se këtë mbrëmje e keni aranzhuar më herët, por keni munduar ta anuloni, sepse nuk ka qenë ndonjë aheng: dasëm, kanagjegj apo syneti!

Z. Sabri!

Nëse vërtet nuk paske mundur ta anuloni këtë mbrëmje në ndonjërën nga kafenetë e Kamenicës, uroj dhe “ shpresoj” se këtë shumë të parave të fituara ( 2000 deri 2500 euro) t,i dedikoni për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë aksident me fatalitet!

Edhe unë e di, sepse shumë herë, nga goja e juaj jeni deklaruar se diasporës ia hanë zemrën!?

Tash po bindem se ia hanë edhe xhepat!
Mjaft më retorika të tilla dhe me prononcime falso!/Reporteri.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit