19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Djali i Haki Imerit i përgjigjet Rexhep Selimit

Rekomandime

Kastriot Imeri, djali i veprimtarit të LDK-së, Haki Imerit i cili u vra paslufte në Kosovë, i është kundërpërgjigjur Rexhep Selimit, i cili mbrëmë ka folur për këtë rast.

- Advertisement -

Ky është reagimi nga Kastriot Imeri:

E pershendesim Rexhep Selimin per faktin qe ka qartesuar dhe konfirmuar shume zhvillime gjate dhe pasluftes perfshi edhe rastin e Prindit tone Haki Imeri.

Nuk ndertohet historia me shpifje dhe duke minuar terenin tjetrit , kete e ka bere me shume se 20 vite Hashim Thaci kunder viktimave kunder shokeve te vet e kunder Kosoves.

- Advertisement -

Te gjitha argumentet dhe deshmite na qojne se urdherdhenesit dhe ekzekutoret i njeh H .Th. dhe besojme se njeri nder ta eshte vet H.TH). ndersa vrasesit nuk kane ndonje rendesi per ne drejtesia do te merret me dy palet ; me urdherdhenesit edhe me vrasesit.

Kerkimi jone per ndriçimin e vrasjes se Babait dhe vellaut tone nuk ka pushuar kurre as nuk do te pushoje gjersa te ngadhnjej drejtesia.

- Advertisement -

Nuk jemi larg zhvillimeve te rendesishme qe do te ndodhin.Mire e the z.Rexhep Selimi se ndriçimi e njeres nga keto vrasje do te pasoje me ndriçimin e shume vrasjeve tjera keshtu disi e tha po e parafrazoje.

Rexhep Selimi e vertetoj se UCK-ja mbrohet vetem duke e then te verteten dhe jo duke i bishteruar asaj.Keshtu duhet te flasin te gjitha ata qe jane UCK e vertete popullore.

E tha qarte se UCK-ja nuk ka vra shqiptar atehere shtohet pytja kush u infiltrua brenda UCK-se qe te marri kalane nga brenda pistat ne dergojne ne drejtues te drejtorise politike , shik etj.

Gjykata Speciale me siguri se do te jep nje epilog per te gjitha ngjarjet , rrethanat e vrasjeve politike.

Mbeshtetja jone e parezerve ndaj kesaj Gjykate qe nga fillimi na ben te ndihem krenar se jemi rreshtuar ne anen e viktimave , viktimave te Shikut.

Si familje kemi perjetuar nje terror me arrestimine Axhes sone nga persona qe veten e kane quajt uck dhe kane qene vartes te Hashim Thaçit,, pastaj vrasja e Prindit tone nen mandatin e QPK , kaluam nje ferr te vertete dhe jemi duke u futur ne zonen e drites .

Nuk do ti nenshtrohemi asnje kurthi as trysnie ngado qe vjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit