6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Djali i Mimoza Kusarit suImohet nga qentë endacakë

Rekomandime

Djali i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila është suImuar sot nga qentë endacakë.

Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e oborrit të shkolles “Ismail Qemali”, në Prishtinë.

- Advertisement -

“Sot cak i një suImi nga qenët endacakë ishte djali ynë Edoni, 9 vjeçar, në afërsi të shkollës së tij “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit në Prishtinë. SuImi ndodhi në mes të ditës, ora 1:15 mesditë, derisa djali ishte duke hyrë në oborrin e shkollës. Reagimi i mësuesës, drejtoreshës dhe pastaj emergjencës ka qenë i menjëhershëm dhe pas intervenimit kirurgjik (qepjes) në Emergjencë, Edoni është duke u trajtuar në shtëpi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kusari – Lila tha se me këtë problem përballen edhe qindra familje. Ajo uroi që djali i saj të jetë i fundit që pëson nga suImi i qenve.

“Unë nga zemra uroj që djali ynë të jetë i fundit që e përjetoi traumën e sotme, por frikohem se nuk do të mbaroj me kaq. Apeloj dhe lus të gjitha nivelet e vendimarrjes, mos të lëmë fëmijët të rritën me frikën e daljes në rrugë dhe urrejtjen ndaj kafshëve. Të ngrisim vëmendjen për trajtimin e qenëve të pastrehë dhe trajtimin e mëtutjeshëm të tyre”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit