Nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, tetari Arjan Zabeli, përfundoi me sukses të lartë trajnimin “Advanced Infantry Marine Course“ në Bazën e Marinës së ushtrisë amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë shkollimit, në Bazën e Marinës së ushtrisë amerikane në SHBA, tetar Zabeli në të gjitha fazat e trajnimit ka treguar paraqitje të shkëlqyer duke u renditur si njëri nga studentët me vlerësimet më të larta.
Për paraqitje të shkëlqyeshme dhe arritje të rezultateve të veçanta gjatë trajnimit për lidership në Shtetet e Bashkuara, tetari Arian Zabeli nderohet me çmimin “Gung Ho Award“, njofton Ministria e Mbrojtjes përcjellë Klan Kosova.
Sukseset e pjesëtarëve të FSK-së, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, janë treguesit më të mirë për progresin të cilin po e arrin Forca e Sigurisë së Kosovës në krijimin dhe avancimin e kapaciteteve të përgjithshme.