1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

‘Dje pati thirrje ‘Kosova është Serbi’, nuk ua kthyem sepse jemi shqiptarë, s’jemi racistë’

Rekomandime

Në prag të ndeshjes së djeshme mes Republikës së Çekisë dhe Përfaqësueses së Kosovës në Plzen, tifozët çekë shkaktuan dy incidente duke sulmuar tifozët nga Kosova në disa prej kafeneve të qytetit.

- Advertisement -

Përpos kësaj, edhe gjatë gjithë ndeshjes kishte kore raciste nga tifozët çekë, gjë të cilën e konfirmuan kapiteni Amir Rrahmani dhe portieri Aro Muriç pas përfundimit të ndeshjes, shkruan Zëri.info.

Se çekët janë provokatorë e konfirmon edhe skandali i tyre i planifikuar në muajin shtator në Prishtinë, kur ata synon ta ngrisnin dronin ‘Kosova është Serbi’ në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, Policia e Kosovës ishte treguar vigjilente ndaj gjithë kësaj, derisa kishte arrestuar tetë tifozë nga Çekia.

- Advertisement -

Incidentet në fjalë i ka konfirmuar edhe kryetari i ‘Dardanëve’ Lulzim Berisha, i cili ka thënë se ka informata të sakta se ka pasur thirrje raciste.

“Në tribunat, prapa portës, gjatë pjesës së dytë shiheshin flamujt e Serbisë, që për mendimin tim janë të panevojshëm. Nuk e di kush i ka lejuar”, ka thënë Berisha në “Favorit”.

- Advertisement -

“Kam informata të sakta që ka pasur thirrje raciste, “Kosovo je Srbije”, e si këto me të cilat tashmë jemi mësuar. “Dardanët” nuk kanë marrë pjesë në këso thirrje apo në kundërpërgjigje sepse ne jemi shqiptarë, s’jemi racistë””, shtoi Berisha./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit