-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Do ta paguajmë me gjakun e amerikanëve”, Çfarë kishte thënë Gjenerali Clark për Operacionin “Shigjeta”

Rekomandime

Disa prej pjesëmarrësve në Operacionin Shigjeta të UÇK-së kanë folur në emisionin Pressing në T7 për fitoren historike në Malin e Pashtrikut ndaj forcave serbe.

- Advertisement -

Operacioni Shigjeta përfshinte një prej fitoreve më të mëdha të UÇK-së ndaj ushtrisë serbe. Me numrat zyrtarë konsiderohet se serbët kishin humbur tri herë më shumë ushtarë se sa shqiptarët në betejë.

Ish-ushtari Rrahim Bekteshi tregon se çfarë kishte thënë ish-gjenerali NATO-s, Uesley Clark në librin e tij “Të bësh luftë moderne” për këtë betejë. Ai fillimisht tregonin se si njësitet e specializuara të trajnuara nga ushtria shqiptare kishin filluar përgatitjen e terrenit me sulmet e tyre.

“Njësia speciale është futur fillimisht dhe ka përgatitur terrenin. Më pas ka pasur luftime intensive”, tregon ai.

- Advertisement -

“Në librin e tij të besh luftë moderne thotë, mali nuk do të humbet, e ka fjalën për majën e PAshtrikut. Ne nuk do t’i lejojmë serbët të marrin majën e malit. Ne do ta paguajmë më gjakun e amerikanëve nëse nuk i ndihmojmë shqiptarët që të marrin malin”, shton ai.

Ai shton se kanë qenë në koordinim me NATO-n për marrjen e këtij mali.

- Advertisement -

“Ta zbërthej pak më mirë. Ne kemi qenë në koordinim me NATO-n. Humbjet nuk kanë qenë të mëdha. Maja e Pashtrikut ka qenë në lartësi 1996 metra. NATO ka qenë strikt që kjo majë mos të lëshohet. Maja është marrë me luftë nga ushtria serbe dhe ishte futur edhe në territorin e shtetit amë shqiptar. Terreni ka qenë shumë i përthyer. Granatat që vinin nga anë të ndryshme. Me raketa tokë-tokë. Terreni ka qenë i papërshtatshëm. Granata është efikase në terrene të forta. Kemi qenë të pajisur edhe me maska anti-gazra për shkak të helmeve të lëshuara”, shton ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit