19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Me u ngrohë me qebe është patriotizëm

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Secila etapë e zhvillimit të një vendi ka patriotizmin e vet. Ai dallon shumë, varësisht nga situata. Nëse je në Iuftë, patriotizëm është me e kapë pushkën. Në liri, është budallaki dhe e kundërta.

Patriotizemi është kur i ndihmon vendit tënd me mjetet e duhura kur ai ka nevojë, është sakrifica që bën për vendin. Nëse shteti yt ballafaqohet me një problem madhor, solidarizimi dhe ballafaqimi i secilit me atë sfidë është patriotizëm.
E nëse energjia elektrike blihet nga jashtë me pesëfishin e çmimit, atëherë me u ngrohë me qebe është patriotizëm. Blejmë më pak e vendit i kursehen paratë. Shumë para madje.

Ne sot mund të vajtojmë dështimin e politikanëve të korruptuar që për 20 vjet nuk arritën të ndërtojnë kapacitete të reja energjetike që ne të mos kaplohemi nga krizat globale. Po, duhet fajësuar. Por, nga ai vaj nuk përfitojmë asgjë. Krizat janë kalimtare dhe duhet t’iu kundërvihemi me zgjidhje të shpejta dhe efikase. Vetëm kështu mund të kemi sa më pak pasoja.

- Advertisement -

Pastaj, të refkeltojmë pas kalimit të saj. Natyrisht, një vend që fle mbi qymyr nuk mund të ketë mungesë prodhimi, pra të mos i mbulojë as nevojat e veta me energji. Që të mos paraqiten situata të tilla, duhet të fillojë urgjentisht ndërtimi i termocentralit të ri.

Pasuria jonë më e madhe duhet të aktivizohet pasi po i shkon koha. Bota është në luhajë: Ti thotë lamtumirë njëherë e mirë karburanteve fosile, apo të zbulojë metoda më eficiente që e bëjnë të pastër. Kjo e dyta ka gjasa reale të fitojë. Ne nuk guxojmë të humbim edhe një hap.

- Advertisement -

Sot, Greqia dhe Maqedonia kanë nevoja jetike për qymyr. Ne e kemi me bollëk. Por, fatkeqësisht nuk kemi minierë të gatshme për ta eksploatuar. Hapja e saj kërkon kohë disa vjet, pasi janë makineri jashtëzakonisht të rënda dhe të mëdha, të sofistikuara. Pastaj edhe hulumtimet, studimi i fizibilitetit, projekti detaj e infrastruktura përcjellëse marrin kohë. Por, kur të ndërtohet, mund të dyfishojë eksportet e vendit brenda një viti. Në mund të shesim pa problem 20 milionë ton qymyr në vit jashtë vendit me një cmim minimal prej 25 eurosh për ton dhe të fitojmë gjysmë miliardi euro cdo vit pa asnjë problem. Vetëm se është koha t’ia nisim menjëherë. Ndryshe, na shkojnë edhe 20 vjet tjera dhe mbesim duke vajtu e duke u arsyetu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit