Do të dëmshpërblehet me 301 miliardë dollarë – humbën dy anëtarë në një aksident komunikacioni

0
434

Një gjykatë në Teksas i ka dhënë dëmshpërblimin më të madh ndonjëherë një familjeje që humbi dy anëtarë shkaku i një shoferi të dehur. Ata do të kompensohen me 301 miliardë dollarë.

Shuma është simbolike, thonë avokatët e familjes, por madhësia mbresëlënëse e gjykimit ka për qëllim të dërgojë një mesazh për pasojat e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, raporton cnn.

Tamra Kay Kindred ishte duke u kthyer në shtëpi pasi mori mbesën e saj 16-vjeçare, Aujuni Tamay Anderson nga puna e saj në Cici’s Pizza më 12 nëntor të vitit 2017. Ajo po udhëtonte me veturë nëpër një kryqëzim në Corpus Christi, Teksas, kur një burrë kaloi në semafor të kuq dhe i goditi, sipas një ankese të paraqitur në vitin 2018.

Kindred dhe Anderson vdiqën në aksident, së bashku me shoferin tjetër të veturës, Joshua Delbosque, i cili ishte i dehur, transmeton Telegrafi.

Delbosque u largua nga lokali i dehur gjersa në gjak u konstatua se kishte 0,263 promilë të alkoolit, sipas një raporti toksikologjik. Në Teksas, njerëzit janë të dehur ligjërisht kur në gjak arrin 0.08 promil, sipas Departamentit të Transportit të Teksasit.

Pas një gjykimi të shkurtër që filloi të hënën, gjykata njoftoi se familja Kindred dhe Anderson duhet të dëmshpërblehen me mbi 301 miliardë dollarë, duke e bërë atë si kompensimin më të madh në historinë e SHBA-së.

Ndryshe, kujtojmë se shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë për një familje shkaku i aksidenteve tragjike ishte 150 miliardë dollarë në vitin 2011.