-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Do të ketë fraksion të ri në Vetëvendosje”

Rekomandime

Në Lëvizjen Vetëvendosje do të ketë fraksion të ri.Kështu ka paralajmëruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini duke folur për deklaratën e Kurtit se më nuk do të mund ta shkarkojnë, sepse partia e tij do t’i marrë 51 për qind, Selmanaj shtoi se në këtë parti do të ketë fraksion të ri.

“Ai më kurrë nuk do të ngarkohet, prandaj edhe nuk ka se si të shkarkohet”, tha ai, raporton Gazeta Blic.Sipas tij, Vetëvendosje edhe mund të thyhet, derisa shtoi se mund të ketë fraksione të reja në këtë parti.“Unë Lëvizjen Vetëvendosje kam filluar ta shoh si rrezik për Kosovën”, tha ai.

Selmanaj tha se edhe zhvillimet historike kanë dëshmuar se ai nuk ka besuar në proceset në lidhje me shtetësinë e Kosovës.“Duke filluar nga Rambuje, e deri tek shpallja e pavarësisë”, tha ai.Deputeti i LDK-së, ndër të tjera tha se Kurti po komunikon me adresa të dyshmita e të gabuara për Kosovën.Ndryshe edhe në media ka pasur raportime për përplasjet ndërmjet Kurtit e Konjufcës.

- Advertisement -

Ndaj këtij raportimi ka reagur deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili tha se nuk ka kurrfarë pakënaqësie në LDK.Reagimi i plotë i Bajqinovcit:Veç po lodheni duke spekuluar❤️

Me gjithë këtë arsenal sulmesh me të pavërteta nga të gjitha këto partitë e vjetra, e përsëri s’ka të ndalur përkrahja e popullit për Lëvizjen Vetëvendosje. Me gjithë rreshtimin e disa mediave (sigurisht, asnjëherë të gjitha mediat), në përhapje të lajmeve të rreme në drejtim të Qeverisë Kurti e LVV’së, e përsëri populli i Kosovës nuk po hamendet por po e zgjeron çdo ditë e më shumë përkrahjen për ne.

- Advertisement -

Ne nuk i kemi vjedhur, as tradhëtuar e as gënjyer. Ata po, për njëzet vjet me radhë.Tani, pasi dështuan njëherë para dy vite e gjysmë, shpresojnë që rritjen e madhe të VETËVENDOSJES, ta ndalojnë me përhapje të lajmeve të rreme për kinëse përçarje të brendshme.Është e qartë, u kanë dështuar të gjitha mjetet tjera.

Kanë shpenzuar shumë dhe u ka mbetur që me dëshpërim të provojnë edhe këtë kartë.E po edhe kjo është kot. Jemi bashkë, të motivuar e koherent për të shty përpara vullnetin e popullit për ndryshim të thellë në qeverisje, për drejtësi, për mirëqenie, për shëndetësi, për siguri e për edukim për të gjithë, pa dallim, pa korrupsion, pa nepotizëm, pa dallavere, me përkushtim, me mobilizim të dijes, me dashni për vendin e për popullin tonë të mrekullueshëm.Nuk ja dilni dot. Lëvizja më e fortë se kurr e gjithnjë e më fortë, e më e bashkuar se kurr më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit