1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dodik vazhdon me retorikën e tij: Serbët sot kanë dy shtete

Rekomandime

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka vazhduar me retorikën dhe politikën e tij, në Ditën e Shtetësisë së Serbisë, duke thënë se serbët sot kanë dy shtete.

“Në Republika Srpska, ne e festojmë këtë ditë si tonën. Ne e shikojmë Serbinë si një atdhe. Serbia na jep garanci dhe strehim, ndihmon dhe inkurajon”, ka thënë Dodik në ngjarjen qendrore për shënimin e Ditës së Shtetësisë Serbe.

- Advertisement -

Dodik tha se serbët sot kanë dy shtete – Republika Srpska dhe Serbia.

Përveç tij, “me të veten” ka vazhduar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai ka thënë se në festë do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Republikës Srpska, duke theksuar se Dita e shtetësisë së Serbisë nuk mund të festohet pa RS, si dhe Dita e RS pa Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit