7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Dogana e Kosovës i reagon Abelard Tahirit: Fjala e tij, e pavërtetë

Rekomandime

Dogana e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të PDK-së Abelard Tahiri, i cili tha sot në Kuvendin e Kosovës se shpedicionin e kamionit me 400 kg K0KAINË e ka bërë vëllai i drejtorit të doganave. Këtë deklaratë Dogana e ka quajtur të pavërtetë dhe i ka kërkuar deputetit t’i tërheq fjalët.

Ndaj Tahirit do të ushtrohet padi në rast të mostërheqjes së fjalëve, thuhet në reagimin e Doganës.

- Advertisement -

Në rast se Deputeti zt. Tahiri nuk tërheq fjalët e pa vërteta dhe nuk i kërkon falje publike Doganës së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm zt. Agron Llugaliu do të ushtroj të drejtën e tij qytetare për të ngritur padi në Gjykatën kompetente për dëmin që i është bërë Doganës së Kosovës, zt. Llugaliut dhe familjes nga deputeti në fjalë”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë i Doganës:

Sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Abelard Tahiri në seancën parlamentare ka deklaruar se agjensioni që ka bërë deklarimin e mallit në dërgesën që është kapur DR0GA në tentim kontrabndim në sasi të 400 kilogramëve është i vëllait të drejtorit të Doganës. Dogana e Kosovës ka bërë verifikimet e nevojshme dhe siguron publikun se ky deklarim është i pa vërtetë.

- Advertisement -

Deklarata të tilla përtej dëmit të padrejtë që i bëjnë drejtorit dhe familjes së tij, i bëjnë dëm të madh besimit të publikut ndaj Doganës së Kosovës dhe po ashtu edhe partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe vendor. Ky dëm ndikon jashtëzakonisht keq në arritjen e objektivave në mbrojtjen e shoqërisë dhe mbledhjen të hyrave.

Dogana e Kosovës është organizatë e paanshme politikisht dhe nuk do të lejoj asnjë lloj animi politik, andaj dëmi nga zyrtarët e lartë publik në besimin që Dogana ka dhe synon të avancoj karshi taksapaguesve, është i pa pranueshëm.

- Advertisement -

Në rast se Deputeti zt. Tahiri nuk tërheq fjalët e pa vërteta dhe nuk i kërkon falje publike Doganës së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm zt. Agron Llugaliu do të ushtroj të drejtën e tij qytetare për të ngritur padi në Gjykatën kompetente për dëmin që i është bërë Doganës së Kosovës, zt. Llugaliut dhe familjes nga deputeti në fjalë.

Gjithashtu ne ftojmë Prokurorin që të nis një hetim që do të ndriçonte të vërtetën në këtë rast dhe opinioni do të njoftohej në mënyrë të pavarur.

Dogana e Kosovës, në saje të reformës dhe mirëmenaxhimit, të mbështetur pa rezervë edhe nga Ministria e Financave, në kohën e fundit ka pasur rezultate të jashtëzakonshme në luftimin e dukurive të dëmshme, siç është korrupsioni dhe kontrabanda dhe me qëllim të mbrojtjes së shoqërisë dhe interesit publik, këtë do ta vijoj pa kompromis, pa marrë parasysh pengesat dhe vështirësitë që mund të paraqiten.

Në fushën e të hyrave ka pasur një përmirësim të dukshëm në ditët e fundit, me ç’rast trendi i tejkalimit të vitit të kaluar nga vlera prej 80 milion më shumë që ka qenë si mesatare tani ka arritur në afër 100 milion Euro taksa të mbledhura më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit