10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Irani s’do ta njohë Kosovën, mbetet shtet mik me Serbinë

Rekomandime

Irani nuk ka asnjë plan ta njohë Kosovën si shtet, në një të ardhme të afërt.

Kjo për shkak se e konsideron Serbinë si një vend mik dhe se të dyja shtetet, sic u tha, janë respektuese të përpikta të së drejtës dhe normave ndërkombëtare.

- Advertisement -

Kështu pak a shumë ka deklaruar ambasadori i Iranit në Beograd, Rashid Hasanpur, sipas të cilit, raportet e Teheranit me Beogradin janë të mira dhe pa ndonjë pikë negative.

“Ne e mbështesim integritetin territorial të Serbisë dhe për këtë arsye, nuk e pranojnë pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës. Qëndrimet tona parimore do të mbesin të pandryshueshme”, ka thënë ai. “Nga ana tjetër, Serbia gjithmonë tenton që të mos u bashkohet rezolutave kundër Iranit dhe të votojë kundër tyre”.

Hasanpur ka thënë që planet për mosnjohje të Kosovës do t’i konfirmohen personalisht edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, gjatë një vizite që ky pritet ta bëjë në Teheran, për cfarë janë duke punuar përfaqësuesit e dy vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit