1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Donfried: Takova Kurtin dhe Osmanin, nuk shprehën asnjë kusht për dialogun

Rekomandime

Ndihmës-Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, në një intervistë për T7 ka thënë se në takimin që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ata nuk shprehën asnjë kusht për dialogun me Serbinë.

Donfried tha se Kurti e Osmani u shprehën të gatshëm për t’u angazhuar me seriozitet dhe kreativitet në dialog, duke mos kërkuar asnjë kusht.

- Advertisement -

“Kuptimi i qartë që e kam nga ajo që të dytë, presidentja dhe kryeministri, më thanë është se ka gatishmëri për tu angazhuar me seriozitet dhe kreativitet në dialog dhe nuk pati asnjë kusht që u shpreh për këtë”, tha Donfried.

Ajo shtoi se nuk ka njohuri për afate kohore specifike sa i përket dialogut, por se tha nëse ka vullnet nga të gjitha anët, do të ketë lëvizje pozitive.

“Së pari, jam shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe faleminderit që gjetët kohë për këtë intervistë. Dje pata mundësinë që të flas me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti dhe mendoj se ata e ndajnë ndjenjën tonë sa e rëndësishme është që dialogu i lehtësuar nga BE-ja të ecë përpara. Sipas pikëpamjes sime, është e qartë se e ardhmja e Kosovës është si anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. E jetike për të ecur drejt atyre qëllimeve është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

- Advertisement -

Ne e shohim këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja si pjesë kyçe të saj dhe për këtë arsye jemi kaq të etur që të shohim përparim. Nuk i di afatet kohore specifike, por mendoj se do të shohim lëvizje pozitive nëse ka vullnet nga të gjitha anët”, tha Donfried.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit