21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Donika Gërvalla e drejton Listën Guxo deri në zgjedhjet e brendshme, flet për koalicionet e mundshme

Rekomandime

Lista Guxo është regjistruar si parti politike në KQZ, ndërsa shpejt do të futet në një proces të brendshëm zgjedhor, për ta zgjedhur kryetarin/kreytaren dhe strukturat tjera udhëheqëse.

- Advertisement -

Faton Peci nga ky subjekt politik tha se procesi zgjedhor do të fillojë nga nëndegët.

“Pashmangshëm që ne tash do të futemi në një proces të zgjedhjeve të brendshme, duke filluar nga niveli më i ulët, nëndegëve”, tha ai.

Ministri i Bujqësisë tha se i kanë përfshirë format më të mira të garës. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe personaliteteve me integritet e kredibilitet që t’i bashkangjiten procesit zgjedhor të kësaj partie.

- Advertisement -

“Gara do të jetë e hapur”, tha Peci.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se e ka marrë drejtimin e këtij subjekti politik deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme. Ai tha se për çdo gjë do të koordinohet me të tjerët brenda partisë.

- Advertisement -

“Por në aspektin formal, unë nënshkruaj për këtë subjekt politik, në konsultim të plotë me anëtarët e partisë”, tha ajo.

Gërvalla tha se “nuk do të jetë si me Vjosa Osmanin, sikur pa Vjosa Osmanin”, por tha se Lista Guxo do të jetë parti serioze.

Ajo foli edhe për mundësinë e koalicionit me partitë tjera.

Këtë mandat, Gërvalla tha se do ta përfundojnë në koalicion me LVV-në, ndërsa tha se s’mund ta parashikojë të ardhmen. Por aktualisht, tha se nuk shohin partner tjetër përveç LVV-së.

“Ne do ta thellojmë bashkëpumin me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk shohim momentalisht në skenën politike një partner serioz me të cilin do të mund t’i hynim sfidave që kërkohen”, tha Gërvalla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit