2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Donika Gërvalla ia fut bllok Berat Buzhalës

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e ka bllokuar në rrjetin social “twitter”, gazetarin, Berat Buzhala.

- Advertisement -

Lidhur me këtë ka njoftuar vetë Buzhala në profilin e tij zyrtar në “facebook”, duke thënë se Gërvalla e ka bllokuar vetëm për shkak të kritikës së bërë ndaj saj për qëndrimet e fundit si ministre.

Buzhala gjithashtu ka përmendur edhe vendimin e një Gjykate në Amerikë që ia kishte ndaluar ish-presidentit, Donald Trump, bllokimin e qytetarëve, meqë ishte konsideruar se liria e fjalës është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër kur bëhet fjalë për interesin publik.

Derisa në fund ka bërë thirrje që të reagojnë edhe shoqatat e gazetarëve lidhur me këtë./Express/

- Advertisement -

Berat Buzhala njihet si analist që ndërron qendrimet shumë shpesh, duke anuar skajshëm politikisht. Nuk kanë qenë të rralla akuzat e pabaza totalisht ndaj plot politikanëve qe qojnë ujë në mulli të strukturave të caktuara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit