0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Donika Kadaj-Bujupi befason me deklaratën e saj për kryeministrin Kurti

Rekomandime

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në Pressing Kadaj-Bujupi tha se për herë të parë në Bruksel Kosova shkoi me agjendë të saj.

- Advertisement -

“Ne për herë të parë po dalim me një agjendë tonën dhe ka prezantuar disa kërkesa në emër të Kosovës”, thotë ajo.

“Rezultatet të cilat do të jenë mbetet për tu parë se është veç takimi i parë. Nuk do të thotë që vullneti i mirë, përgatitja ose kjo qasje ndryshe këtë herë me kërkesa të drejtpërdrejta që vijnë nga pala kosovare për herë të parë do të pranohet”, shtoi ajo.

“U panë që u refuzuan të gjitha pikat nga Serbia. Pozicionin amerikan nuk e dijmë ende, pozicioni i BE’së gjithashtu është i turbullt”, theksoi ajo.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shprehën qëndrime të kundërta në raundin e ri të dialogut që filloi në Bruksel. Në takim e tyre të parë në këtë proces, Kurti tha se i ka disa propozime që çojnë përpara dialogun, ndërkohë që presidenti serb, Vuçiq, tha se delegacioni kosovar kishte shkuar që të mos pajtoheshin për asgjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit