15.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Doric Pack: Ndihem e turpëruar që qytetarët e Kosovës ende nuk ju janë liberalizuar vizat, ata e meritojnë

Rekomandime

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka thënë se ndihet e mërzitur dhe shumë e turpëruar që Kosova ende nuk e ka liberalizimin e vizave, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Pack ka thënë se është e mërzitur se si vetëm Kosova nga shtetet e Ballkanit nuk ka liberalizim të vizave, ajo thotë madje se për këtë ndihet e turpëruar.

Po ashtu Pack ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave pasi edhe shtetet fqinje e kanë këtë.

“Jam shumë e mërzitur që kosovarët janë të vetmit në Ballkan që nuk mund të udhëtojnë pa viza. Jam e turpëruar. Mendoj se ju e meritoni, të gjithë fqinjët tuaj e kanë marrë liberalizimin e vizave dhe Kosova ende jo”, tha Pack, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Pack ka thënë se është krenare që Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian kanë votuar pro Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Jam shumë krenare që Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian kanë votuar pro jush. Problemi është që disa shtete nuk janë të përkushtuara ta kuptojnë vërtetë se sa e rëndësishme është që t’ju japin japin juve pozitën e njëjtë si vendeve të tjera të rajonit. U është dhënë mundësia edhe shteteve si Gjeorgjia, Ukraina dhe vendeve të tjera, por jo edhe Kosovës – kjo është e pamundur”, tha Pack./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit