8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ganimete Musliu: PDK ka guxim, kemi plan konkret për ta luftuar korrupsionin

Rekomandime

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti partiak që ajo përfaqëson, ka plan konkret për luftën kundër korrupsionit dhe kjo nuk mbetet vetëm premtim.

- Advertisement -

Musliu dha disa arsye që sipas saj elektorati duhet besuar Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ne në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare të gjitha ligjet i kemi me standarde europiane. PDK si cdo herë që ka pasur guxim që t’ju dalë ballë sfidave për Kosovën, edhe kësaj radhe pavarësisht zhurmës së krijuar ndaj këtij termi, i ka dalë në ballë luftës kundër korrupsionit”, ka thënë Musliu.

“Qytetarët e Kosovës duhet t’i besojnë PDK-së sepse PDK një premtim që e ka dhënë në fushatë çdoherë edhe e ka realizuar. Askush s’ka besuar atëherë për premtimin që e ka bërë PDK për rritjen e pagave dhe e ka bërë rritjen e pagave. Askush s’ka besuar atëherë kur PDK gjatë kohës sa ishte në opozitë, premtoi se do ta shpallë Pavarësinë e Kosovës, dhe kjo u realizuar. Askush nuk ka besuar atëherë se Kosova do të ketë ushtrinë kur e premtoi PDK-ja, dhe kjo u bë”, ka thënë Musliu.

- Advertisement -

Musliu ka folur për luftën kundër korrupsionit, duke thënë se lufta kundër korrupsionit tani më nuk është vetëm fjalë.

“Kemi plan konkret për të luftuar korrupsionin sepse thjeshtë guxojmë për të vepruar. PDK nuk ka lider që fshihen pas fjalësh, ata iu dalin ballë premtimeve. Vet shpalosja e planit shtatë pikësh nga lideri Kadri Veseli tregon saktë se PDK ka plan konkret dhe nuk është duke u bërë hajgare me qytetarët. Ata që besojnë se nuk ekziston korrupsioni s’mund ta luftojnë atë. Jemi pajtuar dhe e kemi pranuar se Kosovën po e shkatërron korrupsioni. Do ta mundim këtë luftë që është bërë kancerogjene për këtë vend”, ka thënë Musliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit