2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Drejtori i shkollës në Gjilan që iu shqiptua vërejtja për alkool: E përdorja për dezinfektim

Rekomandime

Rashit Sahiti i cili është drejtor në shkollën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, mohon se ndaj tij është shqiptuar vërejtje me shkrim nga organet komunale pasi i ishte gjetur alkool në zyrën e tij.

Thotë se alkooli të cilin e posedonte brenda ambientit shkollor e përdorte për dezinfektimin e duarve.

- Advertisement -

Nuk ka pasur alkool. Nuk është shqiptuar ndonjë vërejtje. E ka gjetur një shishe të vogël që u kon diçka për pastrim të duarve. Jo nuk ka qenë për konsumim” ka thënë ai.

Mirëpo organet komunale kanë konfirmuar se drejtorit i është gjetur alkool në zyre.

Shefja e kabinetit të kryetarit të komunës së Gjilanit, Arbenita Sopi, deklaron se kryetari i komunës, Alban Hyseni kishte shkuar në fshatin Malishevë me qëllim që të njoftohej për ecurinë e procesit mësimor në shkollën “Abdullah Tahiri”.

- Advertisement -

Aty gjeti drejtorin e shkollës dhe vërejti se në zyrën e tij ishte edhe një shishe me alkool. Dhe për këtë shkak ndaj tij i ishte shqiptuar edhe vërejtja me shkrim.

“Për shkak se ka pasur numër të madh të fëmijëve të infektuar me COVID-19, kryetari i komunës kishte shkuar për vizitë në atë shkollë me qëllim që të interesohet për organizimin e mësimit online. Në atë vizitë kishte gjetur alkoolin në tavolinë në zyrën e drejtorit. Dhe për këtë i është shqiptuar edhe me vërejtja me shkrim” ka thënë Sopi për Shqip.com.

- Advertisement -

Ndryshe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencë për shtyp të cilin e ka mbajtur të martën ka deklaruar se ka shqiptuar 12 vërejtje me shkrim për stafin civil sepse kishin konsumuar dhe poseduar alkool si dhe nuk kishin respektuar orarin e punës dhe kishin konsumuar duhan në ambientet e mbyllura.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit