Një person është arrestuar në Skenderaj për shkak të vjedhjes.
Sipas policisë, i dyshuari kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, të motrës së tij.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Skenderaj, 17.01.2022 – 14:50.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, pronë e motrës së tij .
I dyshuari përveç vjedhjes më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.