0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dridhet Qeveria: Gjithë punëtorët e Ferronikelit që mbetën pa punë të enjten protestë, ia zënë derën Kurtit

Rekomandime

Punëtorët e Ferronikelit kanë njoftuar se të enjten, në ora 11:30, do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Protesta thirret si pasojë e mungesës së interesimit nga ana e qeverisë për gjendjen e rreth 1,000 punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 tetori janë të papunë. Kërkesë do të jetë trajtimi serioz institucional i kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejt”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Sindikata njofton se gjatë protestës do të respektohen rregullat ligjore për luftimin e pandemisë COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit