Gjatë ditës së sotme është raportuar se është hapur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Për këtë ka reaguar edhe trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka.
Ai ka thënë se sot të janë përkrah Presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.
Ky është shkrimi i tij:
Sot jemi përkrah jush Presidenti Thaçi dhe z.Kadri Veseli!
Ishte krenari për ne që ishit prezent në fitoren e medaljes së artë Olimpike për Kosovën tonë!
Krenar me luftën e pastër të UÇK!
Jemi të bindur që do ktheheni të pafajshëm …