-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dy aeroplanë rusë i afrohen shumë një aeroplani amerikan, pati rrezik për përplasje

Rekomandime

Forcat detare të Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar se dy aeroplanë luftarakë rusë të tipit “Su-35” kanë fluturuar në mënyrë të pasigurt dhe joprofesionale duke e penguar një aeroplan patrullues amerikan të tipit “P-8A” në hapësirën e ujërave ndërkombëtare në Detin Mesdhe.

Flota e Gjashtë e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara njoftoi se incidenti që ndodhi të hënën zgjati rreth 65 minuta. Gjatë kësaj kohe, pilotët rusë i afruan aeroplanët afër dy krahëve të aeroplanit amerikan dhe ia kufizuan hapësirën e lëvizjes.

- Advertisement -

Veprimet e panevojshme të pilotëve të aeroplanëve rusë, Su-35, ishin në shpërputhje me pilotimin e mirë dhe rregullat ndërkombëtare të fluturimit si dhe e cenuan sigurinë e aeroplanëve”, thuhet në deklaratën e flotës me bazë në Napoli të Italisë.

“Veprimet si këto e rrisin rrezikun për përplasje në ajër”, thuhet më tej në deklaratë, shkruan “Free Europe”.

Kjo ishte hera e tretë brenda dy muajve që pilotët rusë i afrohen në mënyrë të pasigurt një aeroplani amerikan në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe.

- Advertisement -

Forcat amerikane thanë se në të gjitha rastet, aeroplanët amerikanë kanë qenë duke operuar në hapësirë ajrore ndërkombëtare, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke e vlerësuar sigurinë e fluturimeve dhe nuk i kanë provokuar aktivitetet ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit