2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues dalin pozitivë në Covid-19

Rekomandime

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç` rast kanë rezultuar pozitivë vetëm dy zyrtarë korrektues.

“Të njëjtit janë liruar nga detyra për t’u vendosur në vetë-karantinë”, thuhet në kumtesë.

- Advertisement -

Tutje, theksohet se “Pas gjithë kësaj, edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicje që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nënë kontrolle dhe nuk ka nevojë për panik”, përfundon njoftimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit