2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Dyshohet se është burimi kryesor i tërmeteve: Fenomeni i çuditshëm që ndodh në “Kanalin e kuçedrës”

Rekomandime

Një nga zonat më sizmike në Durrës është edhe ajo që njihet si “Kanali i kuçedrës”, që ndodhet në Gjirin e Lalëzit. Sipas një legjende urbane, thuhet se aty kanë rënë mbi 500 tërmete brenda 3 ditëve.

- Advertisement -

Legjenda thotë se një ditë me shi kuçedra doli nga deti për t’i shpëtuar rrufeve dhe më pas tre dragonj e ndaluan që të mos bënte dëme më tej.

Ky kanal shkarkon ujërat e kënetës në det dhe sipas gojëdhënave, ekziston prej 3 shekujsh. Uji që del prej aty është me flluska ajri, që do të thotë, se ka shkarkim të energjisë së nëndheshme. Zona është e pasur me gaz jo helmues, i cili çlirohej herë pas here.

Kanali është mbushur me mijëra metra kub beton, duke u bllokuar totalisht dhe energjia nëntokësore nuk ka ku të shkarkohet.

- Advertisement -

Kjo mendohet të jetë edhe një nga arsyet, se përse kjo zonë është shumë e prekur nga tërmetet, pasi gazrat duhet të dalin diku.

Kanali i Kuçedrës ndodhet në mes të Gjirit të Lalëzit në distancë të barabartë nga Kepi i Rodonit dhe Bishti i Pallës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit