1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E akuzoi se “merr përqindje nga kompania britanike”, Sami Lushtaku i reagon ish-deputetit të PDK-së

Rekomandime

Sami Lushtaku, i cili prej disa muajsh ka zënë pozitën e drejtorit të Fox Marble për Kosovë, i është kundërpërgjigjur akuzave të ish-deputetit të PDK-së, Naim Rrustemit, i cili rreth dy muaj më parë akuzoi ish-kryetarin e Skenderajt për “marrje të përqindjes” nga kompania britanike “Fox Marble”.

- Advertisement -

Lushtaku, në një prononcim për Insajderin të enjten, është shprehur se ai nuk ka qenë i përfshirë në marrëveshjen e arritur mes Fox Marble Holdings PLC dhe Green Power Shpk.

“Chris Gilbert më ka thirrur në Gjermani, edhe Etrur Rrustemi – bashkë kanë qenë, edhe më kanë pyetur ‘a pranon me u bë drejtor i Fox Marble?’. Unë kam pas interes me shku dhe e kam pranu këtë ftesë. Kjo ka qenë ajo që ka ndodhë”, ka thënë fillimisht Lushtaku, për Insajderin.

Lushtaku ka deklaruar se nuk është takuar asnjëherë me Naim Rrustemin për të biseduar lidhur me çështjen e gurores së Malishevës.

- Advertisement -

“Nuk është e vërtetë. Unë po të tregoj se.. unë, më kanë thirrur në Gjermani, në Frankfurt, dhe më kanë lutur për ta marrë në drejtim ‘Foxin’. Unë me Naim Rrustemin nuk jam takuar pothuajse asnjëherë, përpos tash që e thirra në telefon”, ka deklaruar ish-kryetari i Skenderajt.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, që tash e disa muaj punon për Fox Marble Holdings, thotë se ai nuk vendos për dërgimin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ndonëse paralajmëron institucionet e Kosovës se kanë penguar investimet e kompanisë britanike.

- Advertisement -

“Unë i kam paralajmëruar institucionet e Kosovës se kompania angleze ka investuar në Kosovë dhe se ata janë duke i penguar investimet e saj në Kosovë. Kompania është e Fox Marble dhe ajo ka të drejtë; këta e kanë zhvatur ‘Foxin’ – Naim Rrustemi, se tjetër kënd nuk njoh”, ka thënë Lushtaku.

Ish-deputeti i PDK-së akuzon Lushtakun: Merr përqindje nga kompania britanike

“Ata [firma Fox Marble Holdings, v.j] më kanë thirrur dhe më kanë thënë që ne jemi të pafuqishëm në Kosovë, do të thotë ligjet në Kosovë janë në dëm të kompanisë dhe se ata janë të detyruar ta dërgojnë çështjen në Arbitrazh”.

Se Sami Lushtaku nuk ka pasur rol në mosmarrëveshjen që rrezikon t’i humbë shtetit miliona euro, e thotë edhe Christopher Gilbert, drejtori ekzekutiv i Fox Marble Holdings PLC.

Në një intervistë të shkurtër me Gazetën Online Insajderi, Gilbert deklaroi se Sami Lushtaku është këshilltar i besueshëm i kompanisë Fox Marble në Kosovë.

“Ai është këshilltar i besueshëm, i cili ka rol mbikëqyrës mbi operacionet tona në Kosovë të cilat janë duke vazhduar dhe nuk preken nga kjo mosmarrëveshje [me Green Power Shpk dhe Scoope Shpk, v.j]”, ka deklaruar Gilbert.

Gilbert thotë se tek Lushtaku ka gjetur një njeri që përkrah investimet e huaja në Kosovë.

“Z. Lushtaku, ashtu sikurse firma Fox, përkrah vizionin e investimeve të huaja me qëllim transformimin e Kosovës dhe ai ka ofruar mbështetjen e tij në koordinim me të gjitha ligjet në fuqi të Kosovës në çdo kohë”, i ka thënë Insajderit, drejtori ekzekutiv i Fox Marble Holdings PLC.

Edhe Gilbert, sikurse Lushtaku, deklaron se asnjëherë nuk e ka kërcënuar Naim Rrustemin.

Lexo edhe hulumtimin:

Shteti rrezikon 195 milionë euro në Arbitrazh – ish-deputeti i PDK-së kundër vëllait të tij dhe roli i Lushtakut

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit