10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E dhimbshme: Roja e Top Channel që u vra mbrëmë ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë

Rekomandime

Familjarët e Pal Kolës, 60-vjeçari që humbi jetën pasi mori një plumb gjatë të shtënave ndaj televizionit Top Channel kanë rrëfyer se viktima kishte 6 muaj që punonte si roje sigurie pranë Top Medias.

- Advertisement -

Ata kanë treguar se ai ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Pal Kola jetonte në zonën e Sharrës, nga ku përditë nisej me këmbë drejt Kasharit, ku ndodhet edhe godina e Top Channel.

“Ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Kishte 6 muaj që punonte”-kanë thënë ata jashtë kamerave.

Ata kanë treguar se Pal Kola ishte babai i 3 fëmijëve, 2 vajza dhe 1 djalë. Djali punonte në Itali. Në zonë viktima njihet si një njeri i qetë dhe pa konflikte. Ai ishte nga Puka dhe jetonte në Sharrë prej 25 vitesh me familjen.

- Advertisement -

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit