3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

E gjithë bota sot i ka sytë nga Amerika

Rekomandime

Dita e shumëpritur erdhi. Të martën, amerikanët u drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur presidentin ose presidenten e vendit. Në listë janë dy kandidatë, republikani Donald Trump, ish-president, dhe demokratja Kamala Harris, nënpresidente aktuale. Sipas sondazheve, gara pritet të jetë shumë e ngushtë.

- Advertisement -

Edhe Trumpi, edhe Harrisi parashikuan fitore për veten, përderisa bënë fushatë në Pensilvani dhe në shtete të tjera kyçe të hënën në ditën përfundimtare të fushatës, raporton agjencia “Reuters”.

Sipas sondazheve, gara është pothuajse e barabartë. Fituesi mund të mos dihet disa ditë pas zgjedhjeve, edhe pse Trumpi tashmë ka sinjalizuar se do të përpiqej që të luftonte ndonjë humbje, siç kishte vepruar më 2020.

Të dy kandidatët parashikuan fitore për kampet e tyre gjatë tubimeve të organizuara të hënën në Pensilvani, që t’u bënin thirrje votuesve që ende nuk kanë votuar për të dalë në qendrat e votimit. Pensilvania e ka numrin më të madh të votave në Kolegjin Zgjedhor në mesin e shtatë shteteve që konsiderohen kyçe për garën dhe që pritet ta vendosin rezultatin.

- Advertisement -

Trumpi bëri fushatë edhe në Karolinën e Veriut dhe në Michigan në ditën përfundimtare të fushatës dhe pritej të rikthehej në shtëpinë e tij në Florida që të votonte dhe ta priste rezultatin e zgjedhjeve.

Në anën tjetër, zonja Harris caktoi pesë vendndalime në Pensilvani, përfshirë dy qytete që i vizitoi edhe Trumpi – Reading dhe Pittsburgh.

- Advertisement -

Në Allentown, Harrisi u takua me komunitetin e banorëve me prejardhje nga Porto Rikoja, të cilët ishin zemëruar me fyerjet e një humoristi në një tubim të Trumpit javën e kaluar.

Zyrtarët e fushatës së Harrisit thonë se, sipas të dhënave, votuesit e pavendosur janë në favorin e saj dhe se kanë parë shtim të votimit të hershëm në mesin e pjesëve kyçe të koalicionit, përfshirë votuesit e rinj dhe votuesit me ngjyrë.

Zyrtarët e fushatës së Trumpit thanë se po i vëzhgonin rezultatet e votimit të hershëm, të cilat tregojnë se më shumë kanë votuar gra se burra. Kjo është domethënëse, duke e marrë parasysh faktin se Harrisi ishte në epërsi prej 50 me 38 për qind ndaj Trumpit në mesin e votuesve të regjistruara gra, sipas një sondazhi të muajit tetor nga agjencia “Reuters” dhe “Ipsos”-i, ndërsa te burrat, Trumpi kishte epërsi prej 48 me 41 për qind.

Personi më i pasur në botë, Elon Musk, mbështetës i dalluar i Trumpit, në rrjetin X shkroi: “Burrat duhet të votojnë!”

Këshilltari i lartë i Trumpit, Jason Miller, para gazetarëve tha: “Numrat tregojnë se presidenti Trump do ta fitojë këtë garë. Ne ndihemi shumë mirë për atë se ku janë gjërat.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit