Në këto momente të vështira për gjithë globin vëmendja e të gjithëve është drejtuar tek ata. Mjekët dhe infermierët që punojnë pa rreshtur për të shëruar pacientët e infektuar me koronavirus.
Përpos orëve të zgjatura të punës ata janë duke rrezikuar jetën e tyre dhe po ashtu mbajnë përgjegjësinë për t’u kujdesur edhe për familjet e tyre.
Një infermiere NHS që punon çdo ditë në këtë periudhë një prej këtyre ditëve teksa është kthyer prej punës është pritur me duartrokitje nga familjarët e saj të cilët qëndronin të gjithë në këmbë.
Ngjarja e bukur ka ndodhur në Connor’s Quay GP në Uells.
Djali i saj hodhi një video në Twitter dhe shkruajti:
Ne si familje e presim nënën tonë Lynne kur kthehet nga puna si heroinë. Do vazhdojmë ta bëjmë këtë sa herë që të kthehet në shtëpi.