0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“E kena mësu përmendësh”, Hyseni ‘ia kthen’ programin kandidatit të Nismës, shpërthejnë të qeshurat

Rekomandime

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, sot ka shpërndarë fletushkat e planprogramit të tij qeverisës në sheshin e këtij qyteti.

Gjatë shpërndarjes së tyre rastisi ta takonte kandidatin e Nismës për këtë komunë, Xhemajl Hasanin, i cili në zgjedhjet e 17 tetorit kishte dalë i fundit në listën e kandidatëve garues për Podujevën, me 199 vota.

- Advertisement -

Xhemajl Hasani kur ishte i ftuar në Klan Kosova kishte thënë se kundërkandidatët e tij ia kanë marrë programin, prandaj në takimin e sotëm Hasani me të qeshura e pyet Hysenin se a po ia kthejnë programin.

“Ma kthyet programin a?”, pyet kandidati i Nismas që u bë një lloj senzacioni gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit.

“Në mënyrë solemne programin që ta kam marrë po ta kthej”, ia kthen Hyseni.

- Advertisement -

Hasani e falënderon, por me shaka i rekomandon që ta mbajë deri të hënën.

“E kena mësu përmendsh”, po me shaka, ia kthen Hyseni.

- Advertisement -

“Faleminderit shumë suksese e meriton me fitu, e ke mbështetjen tonë”, përfundon Hasani.

Kujtojmë se më 14 nëntor për Podujevën do të garojnë Ekrem Hyseni dhe Shpejtim Bulliqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit