2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E konfirmon ambasadori: Kosovarët u interesuan të shkojnë në Ukrainë, për ta mbrojtur atë nga Rusia

Rekomandime

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka konfirmuar se kosovarët janë interesuar që të shkojnë në Ukrainë, për ta mbrojtur atë nga Rusia.

Situata në Ukrainë sa po shkon e po përshkallëzohet, me Rusinë e cila ka mbledhur ushtarët e saj në kufi.

- Advertisement -

SHBA-të dhe fuqi tjera perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment.
E në lidhje me këto zhvillime po janë të interesuar edhe kosovarët.

Disa prej tyre madje kanë shprehur interesin edhe të shkojnë të luftojnë përkrah ukrainasve, nëse atje eskalon konflikti.

Këtë e konfirmoi para pak ditësh ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.

- Advertisement -

“Jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e shprehur nga zyrtarët e Kosovës. Përveç kësaj, na drejtohen edhe qytetaret e Kosovës, me propozime dhe pyetje si shkohet në Ukraine, për të marrë pjesë në mbrojtën e Ukrainës. Të gjitha këto propozime dhe thirrje në e transmetojmë ministrisë sonë. Ukraina është ende në fazën e studimit të çështjes së njohjes së Kosovës”, u shpreh ai.

Java e ardhshme mund të prodhojë zhvillime tragjike sipas raportimeve të mediave amerikane.
Në bazë të raportimeve të tyre, mesjava e ardhshme mund të sjellë lëvizjen e trupave ruse në territorin e Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit