10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

E madhja Rita Ora: E çon në qiell Kosovën në mes të Kroacisë

Rekomandime

Rita Ora, e njohur si një nga dhjetë këngëtaret më të njohura në botë, erdh plot energji para publikut, që numëronte më shumë se 5 mijë veta, shkruan Jutarnji.hr.

Në sallën e Visnjikut arritën shumë fansa, të cilët kënduan hitet më të mëdha të këngëtares me origjinë nga Kosova, në momentin kur koncerti u ndërpre për shkak të problemeve teknike dhe vazhduan të këndojnë të gjithë një zëri.

- Advertisement -

“Kam qenë në shumë vende të bukura, por ky është një nga më të bukurit. Kroacia është një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë”, tha Ora para se të ngrinte audiencën në këmbë me frazën e saj: “Kroacia bëni ca zhurmë”.

Ritën në kroaci e mirëpriti producenti i famshëm vendas, Juraj Zigman, i cili në rrjetin social Instagram publikoi fotografi me Ritën.

“Unë nuk e di se çfarë të pres, por kjo është një nga shfaqjet e mia më të mira këtë verë . Kam lindur jo shumë larg nga këtu, në qytetin e Prishtinës, një pjesë e familjes sime jeton ende atje. Ka kaq shumë këngëtarë të mirë nga vendi im, dhe kam ardhur këtu, është gjë e bukur të përfaqësosh vendin tënd!”, ishte mesazhi që Ora e dërgoi nga skena.

- Advertisement -

Në fund të koncertit, Rita u mbështjell me flamurin kroat dhe u përshëndet me duartrokitje nga fansat.

Pas saktësisht 60 minutave të koncertit, ajo u largua nga skena.

- Advertisement -

Rita kishte udhëtuar në Zadarski me avion privat, ku kishte arritur pasditen e të premtes, kurse ekipii saj kishte arritur një ditë më herët.

Ani pse nuk dihet ende saktë sa ishte paguar këngëtarja në këtë koncert, spekulphet se çmimi shkon në rreth tre milionë kuna.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit