24.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

E mbijetuara nga tragjedia rrëfen momentin e aksidentit në Kroaci: Gjithçka ishte e tmerrshme, ndodhi brenda një minute

Rekomandime

Marte Roshaj është një nga udhëtaret e mbijetuar në tragjedinë e autobusit që u përfshi në një aksident trafiku në autostradën afër Slavonski Brodit në Kroaci.

- Advertisement -

Në momentin e aksidentit, Roshaj thotë se ishte duke u lutur.

“Isha duke u lutur. Po kërkoja se ku është djali im dhe nipi. Ata ishin të gjithë brenda, ishin tre persona: një grua dhe burri im mbi ta. Ata e nxorën jashtë burrin tim dhe gruan, pastaj nxorën djalin e saj”, shprehet Roshaj mes lotësh.

Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte menjëherë pas aksidentit.

- Advertisement -

Ishte diçka e tmerrshme, nuk mund të flas. Ndodhi brenda një minute. Nuk e dija se çfarë ndodhi. Zoti u jep të tjerëve forcë. Unë as nuk mund të flas”, shton ajo.

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë Iënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

- Advertisement -

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Në autobus ishin 69 pasagjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit