10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E ndali shteti shqiptar, kompania e njohur kosovare nuk lejohet të marrë pjesë as në panair në Shqipëri

Rekomandime

Kosova dhe Shqipëria e kanë plot gojën bashkim, por në ralitet ndodh e kundërta.
Kompania e njohur kosovare në lëminë e energjetikës, e cila merret me prodhim të shumë materialeve të kësaj lëmie, Elektrostublla nuk është lejuar të marr pjesë në panairin e organizuar në Tiranë, edhepse e kishte paguar hapësirën. Shkak ishte ndalesa nga digana shqiptare e materialeve ekspozuese.

- Advertisement -

Kjo ka irrituar fort një nga pronarët, që ka shkruar në facebook. Postimi i plotë:

AS REKLAMAT NUK NA LAN ME I QU NË SHQIPËRI !

Në foto shihet, Stenda jone e zbrazet në Tiranë për shkak të barrierave doganore dhe procedurave byrokratike Kosovë-Shqiperi !

- Advertisement -

Dje dhe sot (4-5 Tetor) është mbajtur panairi “Expo & Forum ENERGY” në Tiranë i organizuar nga Expocity Sh.p.k Albania.

Kompania jonë ELEKTROSTUBLLA edhe pse kishte paguar hapsiren e stendes në vlerë prej 1200 €, dhe kishte bërë rezervimin e hotelit në Tiranë për dergimin e stafit për të qëndruar në këtë panair, ne nuk e shfrytezuam këtë panair !
Për shkak të barrierave dhe procedurave byrokratike të Doganës së Shqipërisë neve është pamundësuar pjesëmarrja në këtë panair.

- Advertisement -

Ne kishim organizuar të dergonim 4 panele reklamuese në vlerë më pak se 500 € për t’i ekspozuar produktet tona në Shqipëri për vetëm 2 ditë gjat panairit, por autoritetet doganore shqiptare na detyruan të ndjekim procedurat e eksport-importit që zgjasnin 2-3 dite dhe që mund të kushtonin më shumë se sa vet materialet reklamuese që kishim nisur për Tiranë.

Kështu pasi shpenzuam një ditë të tërë ne pikë-kalimin kufitar në Morinë, ne u kthyem mbrampsht, por materialet reklamues gjithsesi qëndruan 1 natë në Terminalin e Morinë.

Sipas autoriteve doganore të Kosovës dhe Shqipërisë duhej ndjekur kjo rrugë per me dergu 4 reklama në vlerë më pak se 500 € në një Panair në Shqipëri : 1.Shpedicion Eksporti në një Terminal të Kosovës; 2.Shpedicion Tranziti në Terminalin Morinë + Skener; 3.Zhdoganim me shpedicion Importi në Terminalin në Tiranë; 4.Në panair; 5.Kthimi i materialeve nga panairi.

6.Shpedicion eksporti në Tiranë; 7.Shpedicion Tranziti dhe skener në Morinë;

8.Zhdoganim në Terminalet e Kosovës.

Kush thot se marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri janë lehtësuar, gabon rëndë.

Qeveritë tona janë vetëm për fotografi !

Tag: Edi Rama Ramush Haradinaj a jeni mirë ju ?

P.S: Në Gjermani i dergoj shumë ma leht se sa në Shqipëri. Shihemi në Mars 2020 në Panairin e Frankfurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit