4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

E pabesueshme: Deputeti i AAK-së e voton Albin Kurtin për kryeministër

Rekomandime

Deputeti i zgjedhur i AAK-së ka bërë thirrje që të votohet Albin Kurti për kryeministër, madje pa kushte.

Bëhet fjalë për Gani Dreshajn, i cili publikisht ia uron fitoren Albin Kurtit.

- Advertisement -

Për dallim nga Dreshaj, kolegu i tij nga partia e vet, Bekë Berisha, ka thënë se Albin Kurti do të ketë punë shumë me AAK-në në opozitë.

Postimi i plotë:

Duke parë se vendi është në prag të krijimit të një qeverie të re, kërkoj që unanimisht të gjitha partitë opozitare t’i japin pa kushte votën Qeverisë me kryeministër, Albin Kurtin.

- Advertisement -

Është sovrani ai që ka zgjedhur Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje si mandatare për krijimin e qeverisë, andaj kjo zgjedhje duhet respektuar edhe nga deputetët, që poashtu janë zgjedhur nga populli.

Shpresoj që qeveria e re të mbajë shumicën e premtimeve të dhëna dhe përfituesi më i madh të jetë vetë populli.

- Advertisement -

Do të ishte e shëndetshme për Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur që Qeveria e re të votohej nga të gjitha partitë shqiptare, duke mos qenë pjesë e kushteve e shantazheve nga Lista Serbe.

Personalisht, i uroj Albin Kurtit punë të mbarë e qeverisje në dobi të popullit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit