4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

E prisnin prej kohësh, vjen lajmi i shumëpritur për shqiptarët në Gjermani

Rekomandime

Shumë shpejt patentat shqiptarë do të njihen në Gjermani. Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani lidhur me njohjen e patentave. Sipas tij, në muajin shkurt një ekip nga ministria e Transportit të Gjermanisë do të vijë në Tiranë ku do të bëhet edhe një raport për këtë çështje.

- Advertisement -

Rama u shpreh besimplotë se ky problem do të marrë zgjidhje shumë shpejt.

Edi Rama: Duke qenë se shumë miq këtu në këtë faqe më kërkuan të ngre me kancelaren çështjen e njohjes së patentave të drejtimit të automjeteve në Gjermani dua t’ju jap lajmin e mirë se në shkurt vjen një ekip i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin zyrtar lidhur me këtë kërkesë. Kjo është një kërkesë e kahershme dhe Shqipëria e ka bërë prej kohësh. Duke qenë se në Berlin mikun e kemi më të fortë se kurrë unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit