11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Policia në Pejë kontrollojnë dhomën e dy pejanëve, gjejnë atë që se kishin menduar kurrë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme në Pejë ,sipas policisë përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se një i dyshuar me datën 09.11.2019 në një lokal në Pejë ka ekspozuar armën, pasi që i njëjti kishte pasur një mosmarrëveshje me disa persona.

Me të marrë informatën e lartcekur fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë G. K. I lindur me 1984 m/k/sh, i cili menjëherë ka pranuar se në posedim kishte një armë, mirëpo tënjëjtën armë ia ka dhënë për ta ruajtur i dyshuari i dytë A. V. i lindur me 2000 m/k/sh.

- Advertisement -

Njësitetpolicore në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit pas identifikimit të vendbanimit të të dyshuarittë dytë kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe pas kontrollit në dhomën e fjetjes kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

Një (1) armë të gjatë gjysmë automatike së bashku me dy (2) karikatorë

jë (1) pistoletë M-57, cal 7.62 mm së bashku me një (1) karikator

- Advertisement -

gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy (692) fishekë të cal.7.62×39 mm

njëzet e një (21) fishekë të cal.7.62×25 mm

- Advertisement -

dhjetë (10) fishekë të armës me gas

Të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit