3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

E quajti Kurtin “paranojak”, Pozhari “godet” Selmanajn

Rekomandime

Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka reaguar deputetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës Driton Selmanajt.

Ky i fundit, ka deklaruar se LDK-ja nuk është psikologe ta trajtojë kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur atë “paranojak”.

- Advertisement -

E sipas Pozharit, kualifikimet po i bën njeriu që kur flitej për masakrat serbe në Kosovë, thoshte “bolla se na keni lodh”, përcjell Bota sot.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Këto kualifikime i bën njeriu që premtonte “shumë miliarda” investime nga ShBA, pasi që Qeveria ku ai ishte aksidentalisht zv/kryeministër ia pati hapur Vuçiçit dyert e Shtëpisë së Bardhë.

- Advertisement -

Pra, njeriu që kur flitej për masakra, thoshte “boll na keni lodh mo”!

Për të tillët ende nuk është shpikur ndonjë diagnozë. Rast për studim të mëtutjeshëm!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit