4.9 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

E rrallë: ‘Zbulohet’ 67 vjeçari kosovar që ka organe gjenitale mashkullore dhe femërore

Rekomandime

Një rast i rrallë është ‘zbuluar’ në një pacient 67 vjeçar në Kosovë, pasi që mjekët kanë parë që ai ka organe gjenitale mashkullore dhe femërore.

Mjekët kosovarë që operuan në ‘hernien’ tek një 67-vjeçar u tronditën kur zbuluan se fryrja që kishte pësuar në të vërtetë përmbante një testikul dhe organ gjenital femëror.

- Advertisement -

Siç raporton Daily Mail, 67-vjeçari kosovar, i cili ka lindur vetëm me një testikul, shkoi në QKUK në Kosovë duke u ankuar për ënjtje në ijë që kishte zgjatur një dekadë.
Kirurgët inspektuan masën 15 cm me 10 cm, ku më pas zbuluan mitrën, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren, si dhe testikulin tjetër.

Mjekët e diagnostikuan me Sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë shëndetësore që ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë penisit dhe skrotumit.

Rasti është bërë i ditur në revistën Urology Case Reports nga mjekë që punojnë në Universitetin e Prishtinës.

- Advertisement -

Gjendja e tij u zbulua kur mjekët e testuan për kancer të fshikëzës pasi ai kishte vuajtur vazhdimisht nga gjaku në urinë.

Ai vuante nga dhimbjet e menstruacioneve dhe tensioni para menstruacioneve që kur ishte adoleshent.

- Advertisement -

Këtu keni artikullin e plotë në Daily Mail

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit