0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

E thotë eksperti i sigurisë: Kështu po përgatitet skenari për uzurpimin e pushtetit dhe të shtetit

Rekomandime

Nëse krijohet një Qeveri e re nga partnerët e PAN-it, situata në vazhdim do ti përngjaj asaj kohe, sikur që jemi mësua që nga lufta e këndej, qe 20 vite e më parë.

Me përvojat e deri tanishme të qeverive të pas luftës, opozita gjithnjë e ka pasur një durim dhe kanë lejuar së të qeveriset Kosova së paku për tre muaj (90 ditë), por me këto veprime aq të ngutshme që kjo Qeveri Kurti ishte vetëm 50 ditë në pushtet, është në të vërtetë për tu habitë.

- Advertisement -

Por kjo na jep me nënkuptua se individët e këtyre partive të deri tashme që kanë qenë në pushtet, janë pasurua skajshëm dhe nga frika e ballafaqimit me ligjin, konfiskimi i asaj pasurie dhe burgosja, është dashur të mobilizohen për ta rrëzua këtë Qeveri, sepse është dituar që në fillim se çka i pret ata të “fortit” e këtyre partive”, thotë njohësi i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Ekspertët e fushës së të drejtës dhe të sigurisë, vazhdojnë të shprehin shqetësimin e tyre të madh, për situatën që po krijohet në vend, pas rrëzimit të shpejtë të Qeverisë Kurti me mocionin e ngritur nga vetë partneri në koalicion LDK. Ky skenar i mos lejimit të Qeverisë së re për fillimin e mbarë të punës, sipas ekspertëve, do ta godet më së rëndi fushën e sundimit të ligjit, që ishte pika kryesore e programit Qeverisë, për të cilin kinse ishin akorduar plotësisht LVV dhe LDK, por që u dëshmua shpejtë se garda e vjetër e LDK-së vetëm kishte mashtruar sepse nuk ishte e gatshme të ballafaqohet me një projekt aq ambicioz dhe të guximshëm të ballafaqimit me krimin, prandaj ndërruan pozicion për tu bashkuar me opozitën dhe rrëzuan Qeverinë Kurti.

Hajrullah Ternava

Mos besimi ndaj Qeveris Kurti nga ana e deputetëve, është dëshmia ma e mirë se si e kemi gjendjen kriminale në Kosovë.

- Advertisement -

Kurti me ardhjen e tij në pushtet, sikur që iu pat premtuar elektoratit të tij, ndërmori masa të qëlluara për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi. Ndërmori shumë veprime në të gjitha ministritë dhe institucionet shtetërore, dhe për një muaj bëri zbulime të shumta të krimeve në organet shtetërore të cilat i luftonte pamëshirshëm.

Në ministrinë e Drejtësisë u përgatit ligji për konfiskimin e pasurive të arritura në mënyrë jo ligjore, gjë që këto veprime filluan të shkaktojnë drojën dhe dyshimin te ata që kanë krijuar pasuri marramendëse, e që dihet se këto pasuri të atij niveli kanë mundur ti krijojnë vetëm të fortit e shtetit.

- Advertisement -

Të trazuar nga këto veprime të Qeveris Kurti, partitë tjera vepruan dhe e organizuan mosbesimin e kësaj Qeverie”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Sipas ekspertit Tërnava, mbetja e shtetit vetëm me qeveri në detyra, pa kompetenca të plota veprimi për një kohë të gjatë, do ta pamundëson në masë të madhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për më keq rrjetet mafioze vetëm sa mundë të riorganizohen dhe të forcohen edhe më shumë, në gjendjen pa pushtet funksional.

Akoma më e rrezikshme, sipas tij do të bëhet situata nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të reja por ndodhën kompozimi i një qeverie me strukturat e korruptuara dhe të inkriminuara të PAN-it të cilat pa hamendje ju bashkuan LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pikërisht nga frika e ballafaqimit me ligjin.

Tani kur po e dimë shkakun dhe arsyen e mosbesimit te Qeverise Kurti, tani mund të themi se krejt çka u mundua Qeveria Kurti të ndërmerr, në pastrimin e vendit tonë nga krimi që e ka kaplua, mbetet një mision i dështuar, sidomos projekti i dekriminalizimit të politikës dhe sistemit të drejtësisë i iniciuar nga fillimi i mandatit të Qeveris Kurti.

Nëse krijohet një Qeveri e re nga partnerët e PAN-it, situata në vazhdim do ti përngjaj asaj kohe, sikur që jemi mësua që nga lufta e këndej, qe 20 vite e më parë. Me përvojat e deri tanishme të qeverive të pas luftës, opozita gjithnjë e ka pasur një durim dhe kanë lejuar së të qeveriset Kosova së paku për tre muaj (90 ditë), por me këto veprime aq të ngutshme që kjo Qeveri Kurti ishte vetëm 50 ditë në pushtet, është në të vërtetë për tu habitë.

Por kjo na jep me nënkuptua se individët e këtyre partive të deri tashme që kanë qenë në pushtet, janë pasurua skajshëm dhe nga frika e ballafaqimit me ligjin, konfiskimi i asaj pasurie dhe burgosja, është dashur të mobilizohen për ta rrëzua këtë Qeveri, sepse është dituar që në fillim se çka i pret ata të “fortit” e këtyre partive”, thotë njohësi i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit